Muriqi prezantohet sot te Lazio, kjo do të jetë paga e tij

Klubi i madh italian, Lazio ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit shqiptar, Vedat Muriqi.

Muriqi do ta vazhdojë karrierën në Lazio pas largimit nga Fenerbahçe.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se Muriqi mund të mbërrijë sot në kryeqytetin italian me një fluturim nga Stambolli në ora 18:45.

Muriqi pritet të nënshkruajë pesëvjeçare me vlerë prej 2.2 milionë euro në sezon.

Comments are closed.