Mushkolaj-Hotit: Po sillesh si përfaqësues OJQ-je, ku i ke policët e inspektorët?

Analisti i njohur në vend, Imer Mushkolaj, ka reaguar pas kritika që Hoti drejtoi tek qytetarët për tubimet masive gjatë ditës së djeshme.

Mushkolaj thotë se Hoti po sillet si përfaqësues i një OJQ-je.

“Punë e tij nuk është me kritiku, por me vepru. Ku i ka mekanizmat për zbatimin e vendimeve të qeverisë? Ku i ka policët, inspektorët?” Pyet Mushkolaj.

Reagimi i plotë:

Kur kryeministri sillet si përfaqësues i një OJQ’je. Punë e tij nuk është me kritiku, por me vepru. Ku i ka mekanizmat për zbatimin e vendimeve të qeverisë? Ku i ka policët, inspektorët?

Comments are closed.