Mustafa flet për shkarkimin e Hotit, tregon a do t’i tërheq ministrat nga qeveria

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është zotuar se nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në qeverinë në dorëheqje, raporton Gazeta Evropa.

Kujtojmë se mbrëmë, pas votimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës nga 82 deputetë, Kurti ka shkarkuar Avdullah Hotin nga pozita e zëvendëskryeministrit.

Postimi i plotë i Mustafës:

Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.
Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate! IM

Comments are closed.