Na thuaj Albin, çka eshte mini-plani marshall? 

Nga Tafil Morina

Në vazhdën e deklaratave megallomane, të pa «krip» dhe tepër populliste, Albin Kurti shfrytezoj konferencën e Munihut, (të parën konferencë ndërkombëtare në të cilën mori pjesë, si përfaqësues i një qeverie), për të lansuar edhe një brroqkull helmuese, jo për evropianët e sotëm të cilët nuk i hanë ato, por pikërisht për elektoratin e tijë fanatik që nuk shohin përtej hundës së tyre. Deklarata e tijë për një far «mini-plani marshall për Ballkanin Perëndimorë», kaloj në veshët e pjesmarrësve si një nën-frazë e parëndësishme të cilës nuk i vuri veshin ashkush. Këtë gjë e ka ditur Albini, por qëllimi i tijë si dukët ishte të tërheqë vëmendjën e opinionit shqiptar, e posaqerisht votuesëve të VV-së nga shkelja e parimeve dhe premtimëve, e kauzave të tijë të rrejshme , që nga fitorja  në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Në të vërtetë, çfar ka të përbashkët idea e Albinit me Planin Marshall të vitit 1947?

Në vitin 1947, dy vjet pas perfundimit të luftës së Dytë Botërore, qytetët më të mëdha evropiane ishin të shkatërruara pothuajse tërësisht. Në atë vit dimëri i fortë kishte dobësuar edhe produktët bujqësore, që nuk mjaftonin as përafërsisht nevojat e popullatës. Duke pas parasyshë edhe rrezikun e ndikimit politik nga Rusia, si dhe rreziku që i kanosej popujve evropian nga sëmundje të ndryshme, si tubërkuloza që ishte përhapur me shpejtesi dhe në masë të madhe, evropa shkonte drejtë një kaosi të përmasave më të mëdha se e periudhës së luftës së Dytë Boterorë.

Nga kjo kuptohët qartë se Ballkani Perëndimorë i sotëm rreth 20 vjet pas luftërave të fundit, nuk ka asgjë të përbashkët me Planin amerikan Marshall të asaj kohe. Thjeshtë, Albini i stërvitur mirë për demagogji, shpifje e mashtrim, vazhdon lojën e pist me vet ndjenjat e votuesëve të tijë.

Arseja kryesore e Planit Marshall ishte frika nga kaosi ne evropën perëndimore. Popujt evropian, veqmas gratë dhe femijet rrezikohëshin për vdekje nga uria. Nga ana tjetër ishte në rritje fuqia e Pertisë Komuniste në vende si Franca dhe Italia, gjë që ishte shqetësuese për synimet amerikane të shtrirjës së demokracise në këtë pjesë të botës.

Cka ka të përbashkët kjo, me shpikjen « brilante » të Albin Kurtit, që ekzaltoj aq shum adhuruesit e tijë në Kosovë?
Në Kosovë dhe në të gjitha shtetet e ballkanit nuk ka asnjë rrezik e as përafërsisht ndonjë varfërie e llojit të Evropës së pas luftës së Dytë Botërore, dhe asnjë rrezik, se ballkanin perëndimore kërcënohët nga ndonjë rrymë ideologjike me ndikim të fortë, si komunizmi.

Partitë komuniste ishin të fuqishme në Francë dhe Itali. Evropa lindore ishte pushtuar nga ushtria sovjetike. Kishte papunësi masive. Industria evropiane kishte ngecur në vend. Menjëherë pas furnizimeve emergjente me ushqime dhe veshje, Plani amerikan Marshall u përqendrua në pikat më delikate të ekonomisë. Minierat e qymyrgurit ishin të parat që përfituan. Pa qymyrgurin për të vënë në punë fabrikat, ekonomia evropiane nuk do të mund ta merrte veten.

Sipas Dr. Leri Blend,, historian në Fondacionin Xhorxh Marshall,“Problemi ishte se në Evropën perëndimore shumica e qymyrgurit vjen nga minierat gjermane, të cilat ishin përmbytur pas bombardimeve të rënda. Gjermanët nuk mund t’i hapnin ato miniera, dhe Shtetet e Bashkuara do të siguronin pajisjet e duhura. Gjermanët do të punonin në miniera, ndërsa ne do t’i pastronim nga përmbytja, do të rindërtonim shtëpitë e punëtorëve dhe do t’i vaksinonim ata kundër tuberkulozit dhe gjërave të tjera, për t’i krijuar mundësinë të punonin shumë.”

Menjëher pas luftës së vitit 1999, në Kosove, bashkësia ndërkombëtare u angazhua në rindërtimin e vendit Dhjetra shoqata të fuqishme humanitare filluan me ndihmat në të gjithë sektorët, dallohëshin Kryqi i Kuq dhe Karitasi. Shumica e vendeve perëndimore ndihmuanë edhe nga buxheti i tyre shtetërore, dhe jo vetem shtete të caktuara, por edhe bankat ndëkombëtare si BERZH-i apo FMN-ja, ndihmuan në rindërtimin dhe zhvillimin e vendeve që i kishte përfshirë lufta, në ruajtjen e sigurisë, në ngritjën e mirëqenjës, në krijimin e të gjitha institucioneve që nga arsimi e deri te siguria. U hapën dyertë kompanive të mëdha për investime, si për ndërtimin e infrastrukturës rrugore, asaj ajrore, të elektrifikimit etj. Edhe sot e kesaj dite Kosova bashkë me vendët tjera të Ballkanit vazhdon të mbetët në fokusin e bashkësisë ndërkombëtare.

Atëherë, për çfarë plani ka menduar Albini? Jo, jo, do të shterrët njëe ditë demagogjia, gënjeshtra, mashtrimi e manipulimi i juaj me të pa-dijshmit.

Comments are closed.