Deputeti nga radhët e Lidhjës Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, përmes një postimi në Facebook i është kundërpërgjigjur Haxhi Avdylin, i cili kishte thënë se 14 shkurti është referendum për fillimin e etapës së re të shtetndërtimit.
Rugova ka shkruar, se me 14 shkurt nuk fillon çlirimi por rikthimi në kthetrat e ideologjive të kuqe. Ndërkaq, shton se Kosova e ka mbijetuar Hashim Thaçin dhe do të mbijetoj edhe Albin Kurtin, shkruan Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
I dashur Haxhi,
Me 14 shkurt nuk fillon çlirimi, por rikthimi në kthetrat e ideologjive të kuqe. I dashur miku im, ti dhe bashkëmendimtarët e tu do të bëheni pjesë e diktaturës së re, ngjashëm me Jakobinët e Francës që vranë e kthjellën derisa populli u ngop me ta. Sidoqoftë, nuk është tragjike. Kosova e ka mbijetuar Hashim Thaçin, do ta mbijetojë edhe Albin Kurtin.
Dhe mos harroni, ende nuk ka përfundu gara!