Natyra Kuçi nga PSD-ja, me hyrjen e koalicionit Nisma- AKR- PD në Kuvend, me gjasë do ta humb pozitën e deputetes, por ajo është zotuar se në asnjë mënyrë nuk do t’i mbështeste votat e Vuçiqit, siç po vepron VV-ja, raporton Gazeta Evropa.
“Kjo na dallon nga VV-ja, e cila për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë – që i kundërshtonte zëshëm dikur”, ka shkruar Kuçi në llogarinë e saj në “Facebook”.
Postimi i plotë i Kuçit:
Nese hyn NISMA në Kuvend, unë s’do të bëhem deputete. Por asnjëherë, as për këtë çmim, nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit veç për t’u bërë vetë deputete.
Kjo na dallon nga VV-ja, e cila për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë – që i kundërshtonte zëshëm dikur.
Votat e Serbisë në Kosovë nuk duhet të pranohen. Ky është qëndrim parimor pavarësisht çmineve partiake.