Në këto tri institucione private mund ta dini rezultatin për koronaviurs brenda 10 minutave

Udhëzimet administrative të nënshkruara sot nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, krijojnë mundësi ligjore për ofrimin e testimit për koronavirus edhe në institucionet shëndetësore private, krahas atyre publike.

Këto udhëzime përcaktojnë llojin e institucioneve që mund të ofrojnë një shërbim të tillë dhe kushtet që ato duhet t’i ofrojnë.

Sipas këtij udhëzimi, testet molekulare për detektim të acideve nukleike të SARS-CoV-2 kryhen në Laboratoret Mjekësore të Mikrobiologjisë Klinike.

Kurse, testet serologjike, mund të kryhen në Ambulancën Specialistike të Alergologjisë me Imunologji Klinike, Laboratorin Mjekësor Biokimik-Hematologjik dhe Laboratorin Mjekësor të Mikrobiologjisë Klinike.

“Për detektim të antitrupave/antigjeneve kundër/të SARS-CoV-2 ku antitrupi ose antigjeni është i markuar kryhen në Ambulancë Specialistike të Alergologjisë me Imunologji Klinike, Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik dhe Laborator Mjekësor i Mikrobiologjisë Klinike të licencuara”, thuhet në nenin 36 A të këtij udhëzimi.

Comments are closed.