Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se sot, në Mjekimin Intensiv Qendror Covid, ka ndërruar jetë një grua shtatëzënë nga komuna e Prizrenit, e lindur në vitin 1991, raporton Gazet Evropa.
Sipas kësaj klinike, gruaja shtatëzënë ishte e prekut nga koronavirusi.
Njoftimi i plotë:
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se sot, në Mjekimin Intensiv Qendror Covid, ka ndërruar jetë një grua shtatëzënë nga komuna e Prizrenit, e lindur në vitin 1991.
Ajo ishte e diagnostikuar me Covid-19, dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid.
Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore.
Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësorë, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte.