Nesër pritet t’i marrin pagat shtesë stafi mbështetës i ShSKUK-së

Përfaqesuesi i stafit mbështetes në ShSKUK, Kastriot Gjoshi, ka paralajmëruar puntorët se të premten pritet ekzektutimi i mejteve shtesë.

Pas protestave të shumta, puntorët të cilët nuk ishin përfshirë në pakon emergjente, por që janë në vijë të parë me Covid-19, më në fund pritet t’i marrin nga 100€ prej muajit Korrik -Dhjetor.

“Edhe pse prap ndjehëmi të diskriminuar, pasi na ndanë nga stafi mjekësor, këmbngulësia jonë triumfoi”, ka shkruar Gjoshi në llogarinë e vet në Facebook.

Gjithashtu, Gjoshi ka falënderuar të gjithë ata që i kanë mbeshtetetur në çdo kohë dhe çdo moment.

“ Mirënjohje e pafund të gjithëve”, ka shkruar Gjoshi.

Comments are closed.