Nesër vorroset veprimtari i çështjes kombëtare, Nysret (Sahit) Krasniqi

Siç njofton familja Krasniqi, varrimi i veprimtarit të çështjes kombëtare, Nysret Krasniqi (01.11.1963-18.02.2020), bëhet nesër, 19 shkurt 2020, në ora 16:00 në fshatin Makoc, lagjja Hoxhaj.

Si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, i ndjeri ka ndërruar jetë sot në orët e hershme në spitalin universitar të Zürich-ut, Zvicër.

Nysret Krasniqi i takon gjeneratës së artë të veprimtarëve të përkushtuar për lirinë e Kosovës. Ai ishte pjesëtarë i gjeneratës së rinisë së Pranverës ‘81, duke qenë aktiv në të gjitha proceset çlirimtare nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar, përfshirë edhe luftën çlirimtare. /Gazeta Evropa/

Comments are closed.