Nga 20 qershori Ministria e Shëndetësisë aplikon masa të reja në pikat kufitare

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Coronavirus, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, Zemaj deklaroi se pas marrjes së mandatit filloi rritja e rasteve të të infektuarve, pas lehtësimit të masave për rihapje të bizneseve.Zemaj, potencoi se pas marrjes së detyrës ka hequr masën e izolimit, heqjen lirimit të qarkullimit dhe gjithë qytetarët të cilët hynë në Kosovë të kontrollohen.

“Një nga prioritetet kryesore të Qeverisë është menaxhimi i pandemisë. Me marrjen e mandatit po ballafaqohemi me një rritje të infektuarve që është si rezultat i hapjes së masave. Trendi i rasteve në fillim të qershorit ishte në rënie, me 8 qershor me krijimin e lehtësimit për fillim të bizneseve ka miratuar vendimin për shfuqizimin e pikave”.

“Janë ndërmarrë masat e heqjes së izolimit, heqja e lirimit të qarkullimit dhe obligimi i gjithë atyre që hynë në Kosovë të kontrollohen, ata që manifestojnë shenja të trajtohen”, tha Zemaj.
Zemaj njoftoi se nga data 20 qershor Ministria e Shëndetësisë do të ndërmarra masa të reja për pikat kufitare.

Pas rritjes se rasteve, Zemaj potencoi se është marrë vendimi për shfrytëzimin e manualit i cili parasheh që institucionet të reduktojnë stafin dhe të bartin pajisjet mbrojtëse.
“Që nga data 20 qershor do të ndërmarrim masa te reja për pikat kufitare. Manuali do të përvetsohet në vazhdimësi dhe paraqet një përmbledhje të fushave të ndryshme. MSh ka nisur pricedurat e rekrutimit 200 specializantë dhe 100 mjekë specialist”.

“Vendimet e reja, duke parë rritjen e shpejt të të infektuarve i rekomanduam qeverisë të nxjerr vendimet që të organizojnë bizneset me staf të reduktuar, të bartin masa mbrojtëse”, u shpreh Zemaj.

Ndër tjerash, Zemaj ka njoftuar edhe për gjendjen në të cilën gjendet MSh, siç tha ai, në QKUK janë 125 shtretër dhe 6 respiratorë.

Derisa njoftoi se MSh ka marrë donacion nga BE-ja për të luftuar pandeminë, Zemaj paralajmëroi rritje të testimeve dhe trajtimin e të prekurve me Covid-19.

“Ministria ka 125 shtretër dhe 6 respirator, do të shtohen sipas rasteve. Zyra e BE-së ka ndarë kontigjentine tretë për pajisje mbrojtëse duke sjell edhe 10 autoambulanca dhe donacion për respirator në bashkëpunim me Norvegjinë, Zvicrën”.

“Rritja e testimeve, trajtimi i të prekurve, distancomi fizik, po punojmë që masat tjera dontë bëhen pjesë aktive. Financim MSh ka marrë donacion për programin farmaceutik për furnizim prej 4 milionë euro si dhe 102 mijë euro nga të cilat kanë përfituar nga 300 euro për dy muaj punonjës shëndetësor”.

Ministri Zemaj deklaroi se çështjen e ligjit për pandemi do të adresojë përmes Ligjit për Sëmundje Ngjitëse.

Comments are closed.