Gazeta EvropaGazeta Evropa
  • BALLINA
  • LAJME
    • KRYESORE
    • BOTË
  • EKONOMI
  • SHËNDETI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
    • JETË
  • KULTURË
  • TEKNOLOGJI
Gazeta Evropa Gazeta Evropa
  • BALLINA
  • LAJME
    • KRYESORE
    • BOTË
  • EKONOMI
  • SHËNDETI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
    • JETË
  • KULTURË
  • TEKNOLOGJI
Gazeta EvropaGazeta Evropa
Nga sot në Kosovë hyjnë në fuqi masat e reja kundër koronavirusit
KRYESORE

Nga sot në Kosovë hyjnë në fuqi masat e reja kundër koronavirusit

By Gazeta Evropa7 Prill, 2021

Sot, më 7 prill, kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID, të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Nga sot ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar (nga data 12 prill deri më 18 prill), dhe të gjitha institucionet publike dhe private universitare nga data (7 prill deri më datë 18 prill) obligohen që të organizojnë online të gjitha aktivitetet mësimore.

Ndërkaq, institucionet parashkollore vazhdojnë aktivitetin normalisht, duke i respektuar masat dhe rekomandimet kundër COVID-19.

Konviktet dhe mensat, me masat e reja, pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri më datë 18 prill 2021.

Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.

Shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga sot, 7 prill, deri më datë 18 prill.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”.

Sipas vendimit të Qeverisë, ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre, siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë, nga data 7 prill deri më datë 18 prill.
Me masat e reja ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, homazhet). Përjashtimisht, pavarësisht numrit të personave, mbajtja e të pames dhe dasmave ndalohet.

Ndërkaq bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:

LEXO EDHE  Infektologu Tolaj tregon deri kur do të përballët Kosova me koronavirusin

-Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

Gjatë vrapit dhe çiklimit;

-Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.

Artikuj të ngjashëm

KRYESORE

Enver Hoxhaj: Hoti dhe Kurti dështuan para propagandës serbe, po dëmtohet imazhi i Kosovës

KRYESORE

Nëntë të vdekurit nga koronavirusi vijnë nga këto komuna të Kosovës

KRYESORE

Lajm i mirë, bie numri i rasteve me koronavirus në Kosovë

TË FUNDIT

VIP-at shqiptare “pushtojnë” Dubain (FOTO)

Kush janë 4 ministrat e Albin Kurtit me aktakuzë?

Enver Hoxhaj: Hoti dhe Kurti dështuan para propagandës serbe, po dëmtohet imazhi i Kosovës

Leeds fiton ndaj Manchester City

Parashikoi pandeminë në vitin 2017: Raporti amerikan jep panoramën e zymtë që na pret 20 vitet e ardhshme

Në mesin e të vdekurve nga COVID-19 është edhe një 48 vjeçar

MOS I HUMBISNI

VIP-at shqiptare “pushtojnë” Dubain (FOTO)

Kush janë 4 ministrat e Albin Kurtit me aktakuzë?

Enver Hoxhaj: Hoti dhe Kurti dështuan para propagandës serbe, po dëmtohet imazhi i Kosovës

Leeds fiton ndaj Manchester City

Për ne:
Për ne:

Ky portal mirëmbahet nga Gazeta Evropa Sh.P.K. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Copyright © 2021. Gazeta Evropa.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.