Nga sot termini për vula apostile/verifikuese duhet të bëhet online

Agjencia për Regjistrim Civil njofton të gjithë qytetarët se për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, nga sot më 04.08.2020 duhet të caktojnë terminin online për vulosjen me vulë apostile/verifikuese të dokumenteve të gjendjes civile.

Kërkesën palët mund ta bëjnë personalisht, ndonjëri nga anëtarët e familjes ose personi i autorizuar.

Të gjithë qytetarët për të marrë këtë shërbim duhet të hynë në këtë link: https://arcterminet.rks-gov.net, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Një vendim i tillë vjen pasi që në Agjencinë e Regjistimit Civil, në baza ditore është raportuar për grumbuj të madh të qytetarëve të cilët shkonin për furnizim me dokumente të caktuara.

Comments are closed.