Ngrënia e frutave të thata është sekreti për të mos u shëndoshur, studimi shpjegon si

Konsumi i frutave të thata i bën mirë trupit dhe nuk shëndosh. Është kjo ajo që thotë një studim i publikuar në revistën shkencore ‘BMJ Nutrition, Prevention & Health’, sipas të cilit rreth 14 gramë fruta të thata në ditë, janë në gjendje që të parandalojnë shtimin e peshës.

Përveçse janë të mira, të shëndetshme dhe plotë me vitamina dhe proteina, frutat e thata janë aleate shumë të mira për të mos shëndoshur.

Kur konsumohen në sasi të moderuar, efekti në organizmin tonë është i garantuar.

Gjatë studimit u mbajtën nën vëzhgim një kampion prej tre grupesh, meshkuj me moshë nga 40-75 vjeç, femra me moshë nga 35-55 vjeç dhe femra me moshë nga 24-44 vjeç.
Që të gjithë personat u mbajtën nën vëzhgim për 20 vite, duke kontrolluar rregullisht gjendjen e tyre shëndetësore, peshën dhe regjimin ushqimor.

U zbulua se kush konsumon së paku 14 gramë fruta të thata çdo ditë, ka një rrezik më të ulët për të marrë 2 kilogramë gjatë katër viteve, sidomos kur frutat e thata zëvendësojnë ushqime më pak të shëndetshme si të skuqurat dhe ëmbëlsirat.

Mosha më e madhe priret që të shëndoshet me 500 gramë në vit, por nëse konsumon rregullisht fruta të thata, arrin që ta mbajë nën kontroll shëndoshjen.