Nisin hetimet për shitjen e biletave për ndeshjen Kosovë- Angli

Prokurori i Shtetit, ka njoftuar opinionin publik se ka autorizuar njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, në mënyrë që të verifikohen dyshimet e ngritura, si dhe për grumbullimin e të gjitha informatave lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen futbollistike të Kosovës me Anglinë, raporton Gazeta Evropa.

“Sa për informatën tuaj, Prokuroria e Shtetit, ka filluar hetimet që nga 15 tetor 2019, lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen futbollistike të Kosovës me Malin e Zi, gjë për të cilën është njoftuar opinion publik dhe se tashmë hetimet janë duke vazhduar”, thuhet në një njoftim për media nga Prokurori i Shtetit.

Deri më tash, një pjesë e vogël e qytetarëve kanë pasur mundësi të blejnë bileta për ta shikuar ndeshjen e futbollit ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.

Qytetarët të shumë kanë hedhur dyshime se kompania “Tiks app”, e cila merrët me shitjen e tyre në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës(FFK), janë duke bërë dallavere me bileta.
Ndërkohë kjo kompani është arsyetuar se kanë pasur probleme me faqën, e cila sipas tyre ka qenë e sulmuar nga hakerët. / Gazeta Evropa/