Nismës i bashkohet një deputet, formon grup parlamentar në Kuvend

Deputeti Veton Berisha i është bashkuar Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt, raporton Gazeta Evropa.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Endrit Shala.

“Nga sot deputeti i Kuvendit të Kosovës z.Veton Berisha i bashkohet Grupit Parlamentar NISMA Socialdemokrate-AKR!”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook.

Me bashkimin e Berishës, Nisma Socialdemokrate-AKR mund të formojnë grup parlamentar në Kuvend, pasi tash i kanë 6 deputetë, aq sa edhe e përcakton rregullorja e Kuvendit.

Comments are closed.