Nitaj thotë se AAK-ja është konkurrente serioze për t’i fituar zgjedhjet

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka thënë se të gjitha sondazhet janë duke treguar se kjo parti është rritur më shumë se dyfish.

Ai nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”, ka shkruar se AAK-ja është konkurrente serioze për t’i fituar zgjedhjet parlamentare.

“Unë mrekullohem me modestinë që e ka AAK-ja. Krejt sondazhet, tonat e të kundërshtarëve, e qesin të jetë rritur më shumë se dyfish, duke u bërë konkurrent serioz për fituese, e ne flasim sa pak për këtë punë. Shumica nga të tjerët, ‘pa prite, pa kujtu’ veç e kanë marrë bajrakun e fitores!”, ka shkruar Nitaj.