Një 56-vjeçar i jep fund jetës, pasi i del para trenit në Klinë

Gjatë ditës së sotme, rreth orës 06:15, në fshatin Klinavc-Klinë, një këmbësor i ka dolur para trenit të udhëtarëve.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka bërë sigurimin e vendit, ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull shqiptar i lindur (1963).

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Hetuesit rajonalë të DRP-së në Pejë janë duke bashkëpunuar ngusht me Prokurorinë e Shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat, lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si “Hetim i vdekjes”. /Indeksonline.net/

Loading...