Njeriu që mendon se Kurti do të ndryshoje kur të vijë në pushtet

Presidenti i Bordit të Drejtorëve në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, Ilir Ibrahimi, ka folur për gjendjen aktuale politike në Kosovë, si dhe sjelljen e Albin Kurtit, i cili ka thënë së lideri i VV’së do të jetë tjetër person kur të vie në pushtet

Ibrahimi, ka thënë se Kurti ka ndryshuar në qëndrime, po e shohim të moderuar, dhe kjo do të vazhdoj, sepse të jesh në pushtet është ndryshe dhe të jesh në opozitë është diçka tjetër.

“Kemi filluar të shohim moderim të Albin Kurtit në qëndrimet që i ka pasë dhe ky moderim do të vazhdojë sepse është ndryshe të jesh udhëheqës i opozitës dhe ndryshe është të jesh udhëheqës i pushtetit”, ka thënë Ibrahimi në Klan Kosova.

Ai ka thënë se çdo parti politike qoftë e majtë apo e djathtë, kur vie në pushtet ka sjellje tjetër dhe i afrohet qendrës, këtë e shohim edhe në ShBA dhe në vendet europiane demokratike”.

“Në momentin kur vinë në qeveri dhe e marrin përgjegjësinë shtetërore, atëherë çdo parti politike, qoftë e majtë apo e djathtë, i afrohen qendrës sepse kjo është mënyra e vetme për të qeverisur në demokraci. Këtë e shohim edhe në SHBA dhe në vendet europiane demokratike”.