Njoftim i rëndësishëm i Ministrisë Punëve të Jashtme dhe Diasporës për bashkatëdhetarët

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës i ka ftuar të gjithë bashkatëdhetarët që të mos nisen drejt Kosovës pa dokumentacion të rregullt dhe pa njohuri për masat kundër pandemisë, të cilat janë në fuqi në vendet nëpër të cilat planifikojnë të kalojnë tranzit, raporton Gazeta Evropa.

Kjo ministri ka sqaruar edhe çështjen e autobusit të ndaluar me shtetas kosovarë midis Sllovenisë dhe Kroacisë.

Njoftimi i plotë:

Përpara se të niseni, ju lutemi informohuni!

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës i fton të gjithë bashkatëdhetarët që të mos nisen drejt Kosovës pa dokumentacion të rregullt dhe pa njohuri për masat kundër pandemisë, të cilat janë në fuqi në vendet nëpër të cilat planifikojnë të kalojnë tranzit.

Sot Ministria ka bërë përpjekje t’ju vije në ndihmë shtetasve kosovarë të bllokuar në kufirin midis Sllovenisë dhe Kroacisë.

Austobusi i nisur nga Italia drejt Kosovës është ndaluar nga autoritetet, ngase Kroacia kërkon që udhëtarët të kenë dokumentacionin e rregullt (vizë tranzit ose Schengen), ndërsa Mali i Zi nuk i ka hapur kufijtë me Italinë (prej nga janë nisur), ngase ky vend konsiderohet ende si vatër e COVID-19.

Në autobus ndodhen rreth 12 shtetas të Kosovës, ndërsa të tjerët janë shtetas të vendeve të rajonit.

Agjencia e cila ka organizuar udhëtimin është nisur pa kërkuar leje nga institucionet e Kosovës dhe pa i ditur masat që janë në fuqi në vendet nëpër të cilat planifikonte të kalonte tranzit.

Comments are closed.