Nxehët gara në Podujevë, Bulliqi akuzon rëndë djemtë e Agim Veliut

Ka filluar të nxehët gara për të parin e Komunës së Podujevës.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka akuzuar djemtë e Agim Veliut, se po shpifin kundër tij, raporton Gazeta Evropa.

“Një lajm që po qarkullon nëpër disa portale që kanë për qëllim të sulmojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe mua si kandidat për kryetar komune, nga frika e humbjes së pushtetit janë shfrenuar djemtë e Agim Veliut, me shpifje të ulta që kanë qëllim të dezinformojnë publikun, gjoja unë kam për qëllim të ç’rrënjos rugovizmin në Llap, e vërteta është që unë dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! duam të ç’rrënjosim hajninë dhe keq qeverisjen në Llap, si dhe t’i hapim rrugë progresit e meritokracisë”, ka shkruar Bulliqi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës do të mbahen me 15 mars, pasi Agim Veliu dha dorëheqje.

Comments are closed.