https://www.youtube.com/watch?v=8YaLwF1YCnI

OBSH: Qeveritë duhet ta bëjnë më të mirën për ndalimin e transmetimit të COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lëshoi sot një paralajmërim në lidhje me ashpërsinë e efekteve afatgjata shëndetësore të COVID-19.

“Edhe pse numrat e saktë të personave, të cilët përjetojnë ndikimet afatgjata, nuk janë përcaktuar ende qartë, simptomat dhe ndërlikimet postCOVID-19 janë raportuar si në pacientët e pashtruar në spital, ashtu edhe në ata të shtruar në spital”, sqaroi kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, raporton ATSh.

“Derisa të kemi një vaksinë, qeveritë dhe njerëzit duhet të bëjnë gjithçka që munden për të shtypur transmetimin, që është mënyra më e mirë për të parandaluar pasojat afatgjata postCOVID-19. tha Tedros.

Sipas tij, shqetësimi i vërtetë është spektri i gjerë i simptomave, që luhaten me kalimin e kohës, që shpesh mbivendosen dhe që mund të ndikojnë në çdo sistem në trup.

Comments are closed.