Oferta e Realit për Neymar: 111 milionë funte + James Rodriguez

Sulmuesi brazilian Neymar është në mes të dy zjarreve, Barcelonës dhe Real Madridit.

“El Clasico” po lufton ashpër për të siguruar shërbimet e 27 vjeçarit. Sipas mediumeve spanjolle, Real Madridi i ka ofruar PSG një ofertë të fundit që lidhet me para dhe futbollist.

Madrilenët i kanë ofruar 111 milionë funte plus futbollistin James Rodriguez.

Një gjë është e sigurtë që Neymar nuk do të vazhdoj karrierën me PSG-në, dhe se ku do të përfundoj mbetet të shihet gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar. /Indeksonline/