Oriola Marashi i habit të gjithë: Ja si më frymëzon Edi Rama (Fotot)

Ermal Mamaqi ndodhet me pushime në Capri dhe nuk nguron të shpërndajë momente të bukura dhe gazmore me ndjekësit e tij. Në një postim në rrjete sociale, Mamaqi ka një dilemë, përgjigjen e të cilës duhet të japin femrat modele.

“A ma shpjegon dot njeri pse dalin të gjitha modelet me kto makaronat kshu?
Më vdektë @endritmertiri nuk e di pse.”- shkruan Ermal Mamaqi në profilin e tij, ndërsa shpërndan disa foto duke konsumuar spageti, shkruan Gazeta Shqip.

Mes shumë komentesh, në sy bie ai i modeles seksi, që tashmë ka marrë famë ndërkombëtare, Oriola Marashit. Me sa duket vetë modelja frymëzimin për ngrënien e makaronave e paska marrë nga kryeministri, Rama.

“Mua për vete më ka inspiruar EDI RAMA”- i përgjigjet Oriola Marashi.