Osmani e Bulliqi së bashku në Llap duke pirë çaj me limon

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani dhe kryetari i komunës së Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi kanë qenë së bashku në një takim në Podujevë.

E ata të enjten shijuan edhe nga një çaj me limon, shkruan IndeksOnline.

Osmani ka shpërndarë një fotografi me Bulliqin, të buzëqeshur me përshkrimin “N’Llap”.

Kujtojmë se Osmani dhe LVV do të garojnë në një listë të vetme në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Comments are closed.