Pacolli i reagon Ramush Haradinajt: Më rëndesi me para të shtetit të shkojë në Saint Mortiz

Fitore Pacolli, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ndaj postimit të sotëm të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili tha se qeveria e cila do të votohet sot është një stabilitet politik.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Pacolli ka theksuar se kreu i AAK-së, kur ka thënë se Qeveria Hoti është për stabilitet politik, ka menduar në shansen e tij të fundit për ta kthyer pushtetin dhe kontrollin që e kanë humbur mbi asetet shtetërore.
Statusi i plotë i Pacollit:

“Ramushi paska thënë disa fjalë për qeverinë që do të kontrabandohet sot.

“Është përcaktimi ynë për një stabilitet politik, rimëkëmbje të ekonomisë, si dhe për normalitet në shtet! Vota për qeverinë e re, është votë për Kosovën!”.

Por ka menduar kështu:

“Është shansa jonë e fundit për ta rikthyer pushtetin e kontrollin që humbëm mbi asetet shtetërore, të shfrytëzojmë sa të mundemi se kjo do të jetë hera e fundit, sa ma llugë ma pak merret vesh se sa para vjedhim.

Kujt po i intereson për paranë publike, shëndetësinë a arsimin, më rëndësi me pare të shtetit me shku në Saint Moritz.

Si dhe nuk tutemi. Se këta të Vetëvendosjes kenë tu na marrë në qafë. Vettingu, konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme e luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar nuk na konvenon. Nuk na konvenon se këta na e marrin krejt pasurinë që e kena vjedhë deri më sot. E qysh jetojna pa luksin që jena msu. Qysh ja blej Anitës çantat me asi firma që kushtojnë 2-3 mijë euro.

Vota për qeverinë e re është votë që na mos me shku në burg. Punë e madhe nëse ia falim Serbisë Mitrovicën e Ujmanin. Qysh ia falëm Malit të Zi Çakorrin, Bjelluhën e Zhlebin s’bahet nami me ia falë pak tokë edhe
Serbisë.

Na kritikojnë unë dal para kamerave i preki pak sytë me qepë dukem sikur po qaj, e tek pastaj mund ta këndoj këngën “ka po shkon mojjjj Zanë…?.” /Insajderi.org

Comments are closed.