Palestra në Istog propozohet ta merr emrin “Labinot Aliaj”

Në nder të punës dhe aktiviteteve të palodhshme të të ndjerit Labinot Aliaj, është propozuar që emri i palestrës në Istog ta merr emrin e tij.

Ky propozim ka ardhë nga Granit Jahaj, i cili është refer i futbollit.

Jahaj, ka listuar disa arsye se pse kjo palestër meriton emrin e të ndjerit Aliaj.

Postimi i plotë:

Unë si qytetar dhe si sportistë i Istogut propozoi që palestra e re e sporteve të emërohet ”Labinot Aliaj”!

Palestrës së sporteve në Istog do ti përshtatej shumë emri ”Labinot Aliaj!

Labinotin të gjithë në Istog e kemi njohur si një djalë me shumë energji, i palodhshëm dhe gjithmonë ishte pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet që zhvilloheshin në qytetin tonë.

Labi ishte shumë aktivë në aktivitetet sportive.

Labi ishte pjesë e tifozerisë istogase ”Gjimmat” ku thuajse në ç’do ndeshje që luante FC Istogu, Labi ishte në tribuna duke e përcjellur dhe duke i pëkrahur djelmoshat istogas.

Labi për vite me radhë ishte pjesë e pandashme e FC Istogut, Labi e deshti aq shumë klubin e Istogut sa që ishte prezentë edhe në stërvitje.

Labi i deshti me zemër të gjitha klubet e Istogut.

Labi për vite me radhë ishte pjesë e klubit të hendbollit të femrave ”Istogu”.

Labi dha kontribut të madh për KHF ”Istogu”, ishte mbeshtetës i madh i vashave istogase.
Labi u angazhua shumë për gjetjen e sponzorëve të klubit.

Njëri ndër sponzorët kryesor të klubit ‘ALFA-I’ u afrua në klub me ndërjmetësimin e Labit.

Labi ishte i palodhshëm për këtë klub, udhëtonte bashkë me klubin në ç’do cep të Kosovës, duke i përkrahur moralisht vashat istogase në secilën ndeshje.

Sukseset e KHF ‘Istogu’, titulli i kampionit dhe kupa e Kosovës, e gëzuan tej mase Labin!

Labi shpesh herë shkonte për të përcjellur stërvitjet e klubit të karates “E&E WAZARI” këtu në Istog.

Labi sa herë kishte organizime nga ana e tifozerisë istogase ”Gjimmat” ishte ndër të parët që vraponte për sigurimin e autobusëve, sigurimin e tupanit dhe sigurimin e fishekzjarrëve.

Labi ishte pjesëmarrës edhe në aktivitetet humanitare që organizoheshin në qytetin tonë.
Labi ishte pjesëmarrë në shumë aktivitete të organizuara nga: ”Let’s Do It” – Ta Pastrojmë Kosovën!

Me një fjalë Labi ishte i gjithëanshëm!

Të gjitha këto aktivitete të lartëcekura Labi i ka bërë në mënyrë vullnetare, Labi ka shpenzuar shumë energji dhe shumë mjete financiare për klubet e qytetit tonë!

Më ketë shkrim i drejtohem kryetarit të komunës, z.Haki Rugova, drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport në Istog, z. Drin Sadikaj, që në mbledhjen e radhës të kuvendit komunal të diskutohet për këtë qështje.

Ky propozim nuk është vetëm ide e imja, por për këtë propozim kam folur me shumë sportista të Istogut dhe të gjithë ishin dakord me këtë propozim.

Në ditët në vazhdim, do ta organizojmë edhe një peticion ku do ti mbledhim nënshkrimet nga të gjithë sportistët dhe sportdashësit istogas, në lidhje me këtë qështje.

Labi ka bërë shumë për qytetin e Istogut, e ka dashur me zemër këtë qytet, ka bërë shumë për klubet sportive, andaj ka ardhur koha që Istogu dhe të gjithë NE sportistët istogas të bëjmë diqka për Labin!

Labi e meriton që salla e sporteve këtu në Istog ta mbajë emrin e tij ”Labinot Aliaj”!

Comments are closed.