Paraqitën nga VV-ja, thonë se po duan t’i pafraqesin të paaftë për ta marr pushtetin

Marrëveshja për koalicionin qeverisës në mes të VV-së dhe LDK-së nuk duket në horizont, të paktën për momentin.

Por, megjithatë zyrtarët e të dyja partive janë shumë aktiv në media, përfshirë edhe në ato sociale.

Sot, nga VV-ja është paraqitur, zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka, i cili ka thënë se “ po duan të na pafraqesin të paaftë për ta marr pushtetin”, raporton Gazeta Evropa.

Po ashtu ai ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” se VV-ja është ndryshe nga subjektet tjera, përfshirë edhe në qasje.

Postimi i plotë i Manxhukës:

Per here te pare e gjithe shoqeria eshte perfshire ne debat publik e politik mbi qeverine e ardhshme, per kundruall koalicioneve te kaluara ku analiza e kritika ka qene gjithnje post festum.
Prej AKP-se e Fondit Sovran, prej MPB-se e te Presidenti, prej Kryeparlamentarit te ministrite shtese, te gjithe jemi futur ne debat. Prej koalicioneve super te shpejta ku ndaheshin borde e agjensi tash po debatohet per cdo levizje te vogel. Por, natyrshem, Levizja VETEVENDOSJE! s’do te ishte ndryshe po te mos ishte ndryshe dhe ne qasje. Nderkaq ciniket qe duan te paraqesin Levizjen si te paafte per te marre pushtetin, ne fakt, jane duke folur me shume per veten. Ata me mekanizmat logjik te gjykimit per stilin PAN-ist te qeverisjes duan te gjykojne paaftesine e Levizjes, nese ata gjykojne nga ajo perspektive atehere po, ne nuk jemi te afte te qeverisim si ta.
Sikur ata ne nuk dijme.

Comments are closed.