Paraqitet Thaçi, ja çfarë thotë për mundësinë e krijimit të qeverisë së re

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se pas rënies së Qeverisë së Kosovë, do t’i nis konultimet me liderët e partive politike, për të shikuar mundësitë e krijimit të qeverisë së re të stabilitetit, unitetit dhe gjithëpërfshirjes, raporton Gazeta Evropa.

”Pas rënies së Qeverisë së Kosovës, si president i vendit, pa humbur kohë do të filloj konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare, për të shikuar mundësitë e krijimit të qeverisë së re të stabilitetit, unitetit dhe gjithëpërfshirjes”, ka thënë Thaçi.

Ai po ashtu, ka thënë se edhe gjatë kësaj kohe, do të jetë i kujdesshëm sa i përket respektimit të Gjykatës Kushtetuese.

”Në çdo hap timin, si president i vendit, do ta respektoj në plotni Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Comments are closed.