Pas Kurtit, edhe Thaçi në Paris, do të takohet me presidentin Macron

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në Paris, ku gjatë ditëve të ardhshme do të takohet edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron, raporton Gazeta Evropa.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Thaçi, ka shkuar se do të merr pjesë në Forumin e Paqes, të organizuar nga presidenti Emmanuel Macron.

“Ndodhem në Paris për Samitin e Paqes. Do të kem një takim me presidentin Emmanuel Macron për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe kontinent. Franca mund të luajë një rol vendimtar në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes të njohjes së ndërsjellë midis  Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.

Edhe lideri i VV-së, Albin Kurti ka qëndruar këto ditë në Paris, ku është takuar edhe me këshilltarët e presidentit Macron.

/Gazeta Evropa/

Loading...