Pas marrjes së licencës për shkak të normave të larta, reagon MONEGO

Pas heqjes së licencës nga Banka Qendrore e Kosovës(BQK), ka regauar MONEGO.

Në një komunikatë për media nga kjo kompani mikrofinanciare thuhet se qëllimi i dikujt është ta nxjerrin jashtë tregut të Kosovës, raporton Gazeta Evropa.

“Tani heqja e licencës është vetëm hapi tjetër në këtë përpjekje për të nxjerrë biznesin MONEGO nga tregu me metoda të paligjshme.
I gjithë procesi që po vazhdon tani – duket si sulm total armiqësor dhe luftë brutale ndaj investimeve të huaja në Kosovë, duket se një vendim i motivuar politikisht i udhëhequr nga metoda të paligjshme”, thuhet në këtë njoftim.

Komunikata e plotë e MONEGO-s

Heqja e Licencës për MONEGO është një veprim i paligjshëm dhe i dhunshëm ndaj një investitori evropian.

Sot ne jemi informuar në lidhje me vendimin e BQK-së për heqjen e licencës për MONEGO.
Ne u informuam për vendimin përmes një njoftimi për shtyp dhe nuk kemi qenë në gjendje ta shohim vetë vendimin.

Ne jemi më se të sigurt se jemi plotësisht në përputhje me ligjin dhe të gjitha rregulloret e BQK-së.

Kemi qenë gjithmonë bashkëpunues me BQK-në në ofrimin e të gjitha informacioneve dhe bërjen e të gjitha ndryshimeve të kërkuara që të jenë plotësisht në përputhje me rregullat në fuqi.

Si një investitor evropian investojmë dhe zhvillojmë kompani Fintech dhe përmes MONEGO bëjmë përhapjen dhe shpërndarjen e të menduarit dhe vlerave të sipërmarrjes evropiane tek mjedisi i biznesit lokal – transparencën, sundimin e ligjit, dialogun e hapur me palët e interesuara.

Ne po shqyrtojmë fuqishëm që t’u afrohemi autoriteteve rregullatore ndërkombëtare për t’u përfshirë në këtë, si Banka Botërore, Këshilli i Investitorëve të Huaj dhe institucionet e BE-së.

Procesi i heqjes së licencës dhe fillimi i procesit të likuidimit pohon se ne kemi shqetësuar interesat e dikujt këtu dhe vullneti është që të nxirret MONEGO jashtë tregut.

Natyrisht, nëse kjo do të arrihet, të vetmit që do ta vuajnë do të jenë njerëzit e Kosovës, të cilëve ne ofrojmë përfshirje financiare – qasje në shërbimet financiare – në të gjithë vendin.
Krijimi i mëparshëm i “fushatës së zezë” që ishte në disa media të Kosovës kundër nesh, ishte hapi i parë i kësaj fushate të madhe. Ne kishim një vendim të drejtë të Këshillit të Mediave të Kosovës dhe media që shkruante lidhur me këtë çështje tërhoqi të gjithë përmbajtjen duke e njohur atë si JO të vërtetë.

Tani heqja e licencës është vetëm hapi tjetër në këtë përpjekje për të nxjerrë biznesin MONEGO nga tregu me metoda të paligjshme.
I gjithë procesi që po vazhdon tani – duket si sulm total armiqësor dhe luftë brutale ndaj investimeve të huaja në Kosovë, duket se një vendim i motivuar politikisht i udhëhequr nga metoda të paligjshme.

Sapo të kemi përfundimisht vendimin e BQK-së, ne do t’i drejtohemi gjykatës, sepse dënimi nuk është adekuat.

Ky është një mesazh shumë i fortë dhe negativ për çdo investitor të BE-së, se investimet në Kosovë nuk janë të sigurta.

Si kompani ne kemi kontribuar shumë për ekonominë lokale të Kosovës në këto dy vjet dhe shifrat më poshtë e dëshmojnë këtë:
· 254 persona të punësuar
· 33 degë u hapën në të gjithë vendin
· 1.5 milion euro paga për punonjësit
· 400 mijë euro qira pronarëve
· 600 mijë euro për taksat (TVSH dhe WHT).

Comments are closed.