Pas miratimit të rishikimit të buxhetit, Hoti jep këtë premtim për qytetarët dhe bizneset

Kryeministri Avdullah Hoti, ka premtuar se pas miratimit të rishikimit të buxhetit për këtë vit, Qeveria e Kosovës do të nis aplikimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, ku përfitues do të jenë qytetarët dhe bizneset, raporton Gazeta Evropa.

Dhjetëra mijëra punëtorë të sektorit privat dhe të papunë janë në pritje që të ndihmohen nga Qeveria e Kosovës, pasi u goditen financiarisht nga gjendja e krijuar si pasojë e koronavirusit.

Postimi i plotë:

Urime të gjithëve për miratimin e rishikimit te buxhetit. Falënderoj deputetët e koalicionit qeverisës dhe të opozitës, që me votën e tyre sot ia dhanë dritën e gjelbër Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, ku përfitues do të jenë qytetarët dhe bizneset.

Sa më parë do të nisim zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, duke garantuar transparencë të plotë dhe koordinim me të gjithë akterët e tjerë, komunat, odat ekomomike, partnerët zhvillimorë etj.

#vendosemaskën

Comments are closed.