Pas një pauze të gjatë, Nora Muçaj rikthehet me baladën “Për Ty”

Nora Muçaj është rikthyer me këngë të re.

Pas një pauze të gjatë, këngëtarja Nora Muçaj është rikthyer me një projekt të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

“Për ty” titullohet balada e cila vjen e realizuar edhe me videoklip ku këngëtarja shfaqet mjaft joshëse.

“Ëndrrat bëhen realitet. Gjërat e bukura vijnë ngadalë por pritja ja vlente. Sot jam shumë e lumtur dhe e emocionuar në të njejtën kohë sikur të ishte hera e parë. Pas një kohe të gjatë që nuk isha prezente me projekte muzikore kjo që kam bërë vjen nga thellsia e shpirtit tim. Uroj që edhe ju ta ndjeni me shpirt njësoj si unë”, ka shkruar Nora në rrjete sociale lidhur me këtë projekt.