Pas Prishtinës, edhe kjo komunë do t’i ndajë nga 50 euro për personat e prekur nga koronavirusi

Pas Prishtinës, edhe Komuna e Mitrovicës do t’i ndajë nga 50 euro për personat e prekur nga koronavirusi, raporton Gazeta Evropa.

Ky vendim është marrë sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës me propozim të Grupit të Asambleistëve të PDK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur asambleisti i PDK-së, Donjet Bislimi, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal, me propozimin tonë dhe përkrahje nga të gjitha partitë vendosem që edhe ne si Kuvend të obligojmë Komunën që të ndaj 50 euro për çdo të infektuar me COVID19 në Mitrovicë,

Vendimi hyri në fuqi menjëherë nga momenti i votimit!

Ps. Maskat sot i kishim të portokallta në përkrahje të grave, viktima të dhunës në familje!

Comments are closed.