Pas rasteve të reja me koronavirus, IKSHPK-ja del me një apel për qytetarët

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka njoftuar edhe për 12 raste të reja me koronavirus, si dhe për 9 të shëruar sot.

Rastet e reja me koronavirus janë 6 nga komuna e Vushtrrisë, 5 nga komuna e Prizrenit dhe një nga Malisheva.

Pas këtyre rasteve IKSHPK-ja ka apeluar për kujdes dhe për mbajtje të distancës fizike si dhe të maskave.

Apeli i IKSHPK-së:

VAZHDONI TË MBANI DISTANCËN FIZIKE DHE MBAJTJEN E MASKAVE!
LANI DUART ME KUJDES DISA HERË NË DITË NGA 20-30 sec!
LEHTËSIMI I LËVIZJES NUK NËNKUPTON MOSRESPEKTIMIN E REKOMANDIMEVE TË INSTITUTIT KOMBËTAR TË SHËNDETËSISË PUBLIKE DHE MINISTRISË SË SHËNDETËSISË!

LEHTËSIMI I MASAVE ËSHTË BËRË PËR TË NA BËRË MË TË PËRGJEGJSHËM!

JU LUTEM TË KENI KUJDES SEPSE AKOMA EKZISTON RREZIK I PËRHAPJES NË VENDET KU KA GRUMBULLIM TË MADH TË NJERËZVE!

LUTEN INSTITUCIONET PËR MBAJTJEN E RENDIT DHE INSPEKTORATET PËR ANGAZHIM TË SHTUAR GJATË DITËVE NË VIJIM!

Comments are closed.