Pas Veselit, Gjykata Speciale fton për intervistim edhe këtë kryetar komune

Gjykata Speciale e ka ftuar për intervistim kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin, në cilësinë e dëshmitarit, raporton Gazeta Evropa.

Lajmin e ka bërë të ditur Lladrovci nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019.

Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore.

Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!

Loading...