PDK-ja do ta votojë buxhetin për vitin 2021

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se ky subjekt politik do ta votojë projektligjin për buxhetin e vitit 2021, i cili do të dalë nesër për votim në Kuvendin e Kosovës.

“PDK-ja nesër voton pro buxhetit. Duam që pagat në Kosovë t’i kenë mjekët, mësimdhënësit, ushtarët dhe të gjithë të tjerët”, ka thënë Hoxhaj, gjatë një konference për media sot, njofton Klan Kosova.

“PDK-ja nuk dëshiron që deri në pranverën e vitit tjetër të mbesin pa paga qytetarët e vendit. Ne e kemi thënë qëndrimin tonë, jemi pro buxhetit”, ka thënë Hoxhaj.

Comments are closed.