Peci: KQZ duhet t’i qartësojë më mirë vendimet – reagimi i Osmanit ishte i domosdoshëm

Faton Peci, këshilltar i ushtrueses së detyrës së Presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se një reagim i tillë të cilin ky institucion e bënë lidhur me vendimin e verifikimit të aplikuesve të diasporës, qe i nevojshëm pas mënyrës së prezantimit që iu bë opinionit.

Megjithatë ai në Rubikon deklaroi se KQZ do duhej paraprakisht që të jetë më komunikuese me Presidencën, që të mos kenë paqartësi dhe që të ketë proces të mbarë zgjedhor, njofton Klan Kosova.

”Të gjitha vërejtjet kanë qenë publike”.

”Në emër të presidencës, inkurajoj KQZ-në që para se të bëjnë publike vendimet e tilla është mirë paraprakisht që të evitohen përmes një qasjeje proaktive keqkuptimet, sepse në media mënyra qysh është raportu, meqë presidentja në detyrë përfaqëson unitetin e popullit një reagim i tillë mbase ka qenë i nevojshëm dhe i domosdoshëm”.

”Marrë për bazë se në opinion u prezantua se e drejta për votë do të përcaktohet varësisht nëse përgjigjen në telefonatën e Komisionit Qendror Zgjedhor”.

”Nuk them që nuk vlen mënyra si kemi reaguar, por dhe vet Kryetarja e KQZ-së, qartësoi që ka një mekaznizëm përcjellës ligjor përmes së cilit kanë qartësu vendimin dhe një tip të formës qysh kanë me procedu”.

Comments are closed.