Për herë të parë në QKUK do të ofrohet shërbimi gjinekologjik IVF

Për herë të parë në Kosovë shërbimi i Frytnimit të Asistuar Mjekësorë do të ofrohet edhe në QKUK. Përveç IVF-it në QKUK do të kryhet edhe amniocenteza procedurë për të cilën pacientet kosovare marrin shërbim në shtetet e rajonit.

Deri më tani gratë shtatzëna i janë drejtuar shteteve të rajonit për amniocintezë dhe frytnim të asistuar, procedurë e cila duhet paguar shumë shtrenjtë. Mirëpo brenda vitit një shërbim të tillë do të mund ta marrin edhe në QKUK në Klinikën e Gjinekologjisë.

Valbon Krasniqi, në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, tha se javën e kaluar ai ka dhënë dritën e gjelbër për fillimin e realizimit të projektit infrastrukturor.

‘’Është një hapësirë në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike ku një repart deh disa hapësira tjera përcjellëse janë paraparë të shndërrohen në funksion të këtij shërbimi. Sa i përket resurseve humane ato ekzistojnë. Është paraparë që ekipi të përbehet nga dy gjinekologë, njëri me së paku 5 vjet përvojë pune që do të shërbej si shef i ekipit, një mjek biolog i diplomuar por që ka njohuri në fushën e embriologjisë si dhe stafi tjetër infermieror”, ka deklaruar për RTV dukagjinin, Valbon Krasniqi.

Krasniqi thotë se pajisjet do të kapin shumën e rreth 400 deri në 500 mijë euro ndërsa tregon se është shpallur procedura për renovimin dhe adaptimin e hapësirës.

“Ajo që është shumë me rëndësi është që të nisë procesi, pra të filloj si shërbim dhe të avancoj edhe më tutje por si shërbim do të filloj”, deklaroi më tej Valbon Krasniqi.

Qytetarët e Kosovës nuk kanë pasur shërbim të IVF dhe të laboratorit citogjenetik në institucione publike, për shërbime të tilla ata janë detyruar të drejtohen në klinika private apo në shtetet e rajonit dhe Turqi.

Comments are closed.