Përfaqësuesi special i Trumpi-it, takohet me presidentin Thaçi

Përfaqësuesi Special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Në një njoftim për media nga Presidenca e Kosovës, thuhet se ambasadori Richard Grenell do të takohet me presidentin Hashim Thaçim, në ora 13:00.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, emroi para disa ditësh ambasadorin Grenell përfaqësues special në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Me krijimin e qeverisë së re të Kosovës, pritet që të rinis dialogu me Serbinë, për të gjetur një zgjidhje përfundimtare.

/Gazeta Evropa/