Përfaqësuesit e Neymar mbërrijnë në zyrat e Barcelonës

E ardhmja e Neymar është diskutuar shumë gjatë ditëve të fundit, me Barcelonën dhe Real Madridin të dëshpëruar për të nënshkruar me sulmuesin e Paris Saint-Germain.

Gjithsesi, TV3 ka nxjerrë një fotografi e cila shfaq përfaqësuesit e yllit brazilian teksa futën në zyrat e klubit katalanas për ta përmbyllur më në fund marrëveshjen.

Tashmë duket se gjithçka po shkon drejt finalizimit të këtij transferimi të madh veror, transmeton lajmi.net.

27-vjeçari u largua nga Camp Nou për në Parc des Princes në verën e vitit 2017, por dëmtimet dhe çështjet jashtë fushës e kanë vënë në dyshim qëndrimin e tij në kryeqytetin francez.

RMC Sport pretendon se Barcelona ka përshpejtuar bisedimet për të nënshkruar me Neymar, me PSG është gati të pranojë një lojtar në këmbim.

Lidhur me këtë, PSG thuhet se janë në bisedime me Philippe Coutinho.