Përfundon afati, këto parti aplikuan për koalicione në KQZ

Ka përfunduar afati për paraqitjen e koalicioneve parazgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), shkruan Gazeta Express.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka thënë se për certifikim për koalicion kanë aplikuar vetëm dy parti.

“Gjatë aftit të vendosur në KQZ janë deklaruar këto parti politike që kërkojnë certifikim për koalicion. :  Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe Koalicioni ZAJENO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Graðanska Inicijativa Gore (GIG)”, ka deklaruar Elezi.

Elezi theksoi se subjektet politike kanë afat që të aplikojnë për certifikim deri më 16 janar.

Sa i përket çështjes së pjesëmarrjes në zgjedhje nga subjektet politike. Të gjitha këto kanë afat që deri më 16 janar në orën 18:00 të aplikojnë për certifikim në zgjedhje dhe të sjellin edhe listat e tyre zgjedhore”, tha Elezi.

Comments are closed.