Përfundon miqësorja: Kosova dominon por Suedia fiton

Ka përfunduar takimi miqësor mes Suedisë dhe Kosovës.

Skandinavët fituan me rezultat minimal 1 me 0, me golin e Simon Hedlund, të realizuar në minutën e 75-të.

Dardanët patën disa raste për të shënuar të parët në fraksionin e parë të takimit, por që nuk arritën ta bënin një gjë të tillë.

Edhe pjesa e dytë u nis mirë duke pasur një lojë stabile në të gjitha repartet.

Pra, “Dekada e Re” nuk nisi dhe aq mirë për “Kaltër e verdhë”.

Tani fokusi kryesor mbetet ndeshja me Maqedoninë e Veriut, që do të zhvillohet në Shkup më 26 mars, në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Bernard Challandes dhe ekipi i tij janë akoma në kërkim të një vendi në “EURO 2020”.