‘Pick-up’-i i ri, po lë të gjithë “gojëhapur”

Kahn është një shtëpi e modës së veturave me bazë në Britani të Madhe, e cila kësaj radhe ka modifikuar një ‘pick-up’.

Kahn ka modifikuar Mercedes X-Class, duke u fokusuar në eksterier dhe në panele trup dhe enterierit.

Kësisoj, pjesa e përformancës së veturës ka mbetur e njëjtë (254 kuaj-fuqi, duke arritur shpejtësinë 100 km/h për 7,5 sekonda).

Kahn do e shesë këtë ‘X-Class’ të modifikuar, qoftë në versionin dizel apo benzin, për një çmim prej 27-32 mijë euro.