Pirja e cigareve elektronike mund të ndikojë në gjumin tuaj

Si zgjidhje për ta lënë pirjen e duhanit disa po i shohin cigaret elektronike, mirëpo siç duket edhe ato kanë efektet e tyre.

Sipas një studimi të bërë del që personat që përdorin cigare elektronike kanë çrregullime të gjumit, ku në studim ishin të përfshirë 1.664 studentë e ku 41 % e tyre kishin deklaruar se kishin përdorur cigare elektronike.

Dhe rezultatet e nxjerra nga ky hulumtim ishin që një mesatare e atyre studentëve kishin probleme me gjumin, madje përdoruesit e këtyre cigareve ishin edhe përdoruesit më të mëdhenjë të ilaçeve të gjumit.