Pirja e kafesë në mbrëmje nuk ndikon në cilësinë e gjumit

Konsumimi i kafesë apo çajit para se të shkohet në shtrat nuk ndikon në cilësinë e gjumit.

Në Universitetin e Florida Atlantic është kryer studimi ku janë monitoruar 785 veta prej në total pesë mijë e 164 ditë dhe netë, duke kontrolluar se sa kanë konsumuar kafeinë, alkool dhe nikotinë shkruan Independent, transmeton Klan Kosova.

Ekipi më pas ka krahasuar rezultatet e konsumimit nga ditarët e gjumit ku u regjistrua kohëzgjatja e gjumit të pjesëmarrësve, cilësia e gjumit dhe se sa shpejt janë zgjuar ata.

Derisa në studim u gjet se alkooli dhe nikotina çrregullojnë gjumin, kafeina nuk ka kurrfarë efekti.

“Ky studim paraqet një prej ekzaminimeve më të mëdha të shoqatave të përdorimit të alkoolit në mbrëmje, kafeinës dhe nikotinës dhe rezultate të matura në mënyrë objektive”, ka thënë doktor Christine Spadola.

“Netët me përdorim të nikotinës dhe alkoolit brenda katër orësh në kohën e gjumit kanë treguar vazhdimësi më të keqe të gjumit sesa në netët pa to”.

“Ne nuk kemi vërejtur ndonjë lidhje midis konsumimit të kafeinës brenda katër orëve gjatë shtratit dhe parametrave të gjumit”, ka theksuar ajo.