‘’Pogba do të largohet nga Man Utd në verë’’

Paul Pogba do të largohet nga Manchester United në verë, ka thënë Patrice Evra, ndërsa ka akuzuar Alexis Sanchez për sezonet zhgënjyese që ka pasur.

Dy superyjet e ‘Djajve të Kuq’ e kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e tyre, pasi një edicioni krejtësisht zhgënjyes.

Fituesi i Kupës së Botës, Pogba kishte thënë më herë se është joshur nga interesimi i Real Madrid, sidomos pasi është fans i madh i Zinedine Zidane, transmeton lajmi.net.

“Unë nuk dua të fajësoj të gjithë lojtarët, sepse mendoj se disa lojtarë janë te United dhe ata vetë nuk e dinë pse janë këtu”, tha ish mbrojtësi i United për Sky Sports, duke aluduar për Sanchez.

‘’Unë mendoj se [Pogba] do të largohet, sepse ju duhet të merrni dashuri kur luani diku, duhet të jeni të përkushtuar. Nëse Paul vendos të qëndrojë një vit tjetër dhe më pas të largohet, ose të qëndrojë edhe disa vjet, ndoshta tifozët do ta duan atë, sepse ai është i angazhuar’’.

“Nuk është që po e mbroj Pogban, por incidentet me tifozët, po e vrasin atë’’, deklaroi francezi.

Loading...