Polici i Kosovës, drejtorit të ekipit serb: Nuk mund të hyni në Kosovë

Policia e Kosovës tregoi forcën e saj duke mos e lënë ekipin serb, Crvena Zvezda të hyjë në Kosovë për ndeshjen e paraparë fillimisht të zhvillohet në Zveçan.

Përfundimisht, ndeshja do të zhvillohet në territorin serb, shkruan Indeksonline.

Nëpër mediat serbe po çarkullon një video ku një pjesëtar i policisë së Kosovës i thotë drejtorit të Crvena Zvezdës: Është urdhër i Qeverisë, nuk mund të hyni.