Policia edhe në fshatra, shqipton dënime për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Në Gjilan janë mbyllur disa lokale pasi nuk i kanë respektuar masat e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për Gazetën Sinjali se janë shqiptuar mbi 10 gjoba, kryesisht për mosmbajtjen e maskës.

Sipas tij, janë mbyllur disa lokale dhe pronarëve të tyre i janë dhënë instruksione me detaje sesi të funksionojnë.

“Policia e Kosovës bashkë me Inspektorët sanitarë të Komunës së Gjilanit kane dal në punë sipas planit veprues dhe planeve operative që i kemi. Diku rreth gjoba janë shqiptuar, por kryesisht tek personat pa maska.

Janë mbyllur lokale, u është tërhequr vërejtja pronarëve dhe u janë dhënë instruksionet në detaje. Kemi informacion se edhe nëpër fshatra ka lokale që nuk i respektojnë masat dhe aktualisht janë të shpërndarë tri patrulla së bashku me inspektorët nëpër fshatra”, ka thënë Ismet Hashni për Sinjali.

Policia e Kosovës ka filluar një aksion për t’i monitoruar të gjithë ata që nuk i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19.

Comments are closed.