“Porsche” prezanton makinën e re elektrike

Porsche prezantoi Taycan 4S, versionin e tretë të makinës plotësisht elektrike.

Modeli 4S do të ofrojë një opsion me më shumë bateri dhe është i ngjashëm me modelin Taycan prezantuar në shtator.

Ky version është më i lehtë, më i lirë dhe më i ngadaltë sesa modelet e rangut të lartë prezantuar vetëm 7 javë më parë.

Vetë Porsche ka konfirmuar se do të shesë disa versione të makinës. Në shtator prodhuesi gjerman tregoi pamjen e parë të Taycan Turbo S dhe Taycan Turbo me çmime bazë prej 185 mijë dhe 150 mijë dollarësh.

Ndërsa modeli 4S është 80 mijë dollarë më i lirë. Ai vjen me dy modele baterish prej 79.2 kWh dhe çmim prej 104 mijë dollarësh dhe 429 kuaj fuqi.

Ndërsa modeli i dytë i performancës kushton 110 mijë dollarë me bateri 93.4kWh dhe 563 kuaj fuqi.

Të dy Taycanët pershpejtojnë nga 0-100km/h në 3.8 sekonda. Por nuk maten me Turbo S që ka 616 kuaj fuqi dhe 0-100km/h për 2.6 sekonda. Porsche nuk dha informacion për distancat që përshkon modeli i ri me baterinë e plotë. 

Loading...